MPB Maqedoni njofton se dje (05.08.2025) në orën 11:35, oficerët e Stacionit të Policisë për Sigurinë Rrugore të Tetovës arrestuan personin A.L (37) nga Zvicra.
“Gjatë një kontrolli në trafik, u përcaktua se ai po drejtonte një Mercedes me targa kombëtare zvicerane me shpejtësi prej 155 kilometrash në orë në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është e kufizuar me tabelë prej 80 kilometrash në orë jashtë një zone të banuar”.
“Ai u ndalua në një stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihet një kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i një mjeti motorik””, thonë nga MPB.
Në Tetovë ndalohet një shofer nga Zvicra, voziti 155 km/h në zonë 80 appeared first on Telegrafi.