Në Shkup u mbajt një marsh protestues në shenjë solidariteti me popullin palestinez dhe për dënimin e krimeve të luftës dhe rrethimit të Gazës.
Qindra qytetarë u mblodhën para monumentit “Simfonia e Paqes”, prej nga marshuan drejt ndërtesës së Qeverisë.
Organizatorët e marshit nga iniciativa “Të gjithë për Palestinën” theksuan se ngjarja është pjesë e një lëvizjeje globale të rezistencës dhe solidaritetit, që synon të thyejë heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe të ushtrojë presion mbi qeveritë për të ndërmarrë hapa konkretë kundër okupimit izraelit dhe gjenocidit.
Folësit kujtuan edhe lidhjen historike ndërmjet luftës maqedonase për vetëvendosje dhe asaj palestineze për shtetësi.