minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Në Shkup janë regjistruar gjithsej 141 raste me kollë e keqe, sot janë regjistruar tre raste të reja - Shqiperia.info

Numri i të sëmurëve nga kolla e keqe në Shkup ka arritur në 141 pasi mëngjesin e sotëm janë regjistruar tre raste të reja, ka konfirmuar për AIM-n mjekja Lulzime Bajrami nga Qendra për Shëndet Publik (QSHP).

Sipas QSHP, dje janë regjistruar 14 raste.

Forcimi i mbikëqyrjes inspektuese të Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor për të parë realisht situatën në çerdhe me fëmijët e vaksinuar dhe të pavaksinuar, për të mundësuar testimin për pertusis (kollën e keqe) në të gjithë vendin nga qendrat shëndetësore publike, ndërsa për në rishikim më të mirë nevojitet regjistrim digjital i vaksinimit të fëmijëve në pikat e vaksinimit, janë rekomandimet e reja të Komisionit për Sëmundjet Infektive pas mbledhjes së djeshme për parandalimin e pertusisit.

Prej 15 marsit priten vaksinimet ndaj kollës së keqe edhe për të rriturit, ndërsa propozohet edhe testimi për kollën e keqe në të gjithë vendin./Telegrafi/

Në Shkup janë regjistruar gjithsej 141 raste me kollë e keqe, sot janë regjistruar tre raste të reja appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version