Siç njoftojnë nga LAMM, trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Për shkak të pushimeve verore, ka një frekuencë të shtuar të automjeteve, në pikën kufitare Tabanoc koha e pritjes për hyrje në vend është rreth një ore, në pikat e tjera kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Gjithashtu ata rekomandojnë përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të trafikut dhe vozitje të kujdesshme, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut.

Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë./Telegrafi/

 

Në pikën kufitare Tabanoc koha e pritjes për hyrje në vend është rreth një orë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version