Një vajzë 29-vjeçare ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Spitalin e Tetovës.
Sipas burimeve nga ky institucion, dyshohet se para se të paraqitej në spitalin publik, ajo kishte marrë terapi në spitale private.
Stafi mjekësor bën të ditur se pacientja është pranuar në repartin e urgjencës rreth orës 03:00, në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas ndërhyrjeve të para, ajo është transferuar në repartin e Infektives, ku ka ndërruar jetë.
Nga Spitali i Tetovës kanë konfirmuar rastin për TS, duke theksuar se vetëm pas kryerjes së obduksionit do të përcaktohet shkaku i saktë i vdekjes.
Autoritetet shëndetësore nuk kanë dhënë ende detaje shtesë rreth terapive që e ndjera ka marrë para se të shtrohej në spitalin publik.
29-vjeçarja nga Tetova humb jetën në spitalin e Tetovës appeared first on Telegrafi.