
Kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar sot një rritje të re të pagave për të punësuarit në sektorin e arsimit, për rreth 7.5%.
Sipas qeverisë, me këtë rritje të fundit, pagat në arsim janë rritur me rreth 20% që nga formimi i Qeverisë në nëntor të vitit 2024.
“Që nga sot do të kemi rritje të pagave në arsim, që është pjesë e marrëveshjes kolektive, dhe ajo arrin në 7.5%. Kjo do të thotë se nga nëntori 2024 deri më tani, për rreth një vit e gjysmë, pagat e të punësuarve në arsim janë rritur për afërsisht 20%”, deklaroi Mickoski.



