Close Menu
    What's Hot
    BDI: Vetingun nuk e duan ata që dhurojnë prona publike, pranojnë donacione të dyshimta serbe dhe ndërtojnë ndërtesa pa leje

    BDI: Vetingun nuk e duan ata që dhurojnë prona publike, pranojnë donacione të dyshimta serbe dhe ndërtojnë ndërtesa pa leje

    01/08/2025
    Në Kuvendin e RMV-së prezantohen kandidatët për emërimin e anëtarëve ë Këshillit të ASHMAA-së

    Mickoski: Pres tarifa edhe më të ulëta nga Trump në periudhën e ardhshme

    01/08/2025
    Në Kuvendin e RMV-së prezantohen kandidatët për emërimin e anëtarëve ë Këshillit të ASHMAA-së

    Në vend që të shkonin te qytetarët e RMV-së, paratë e BE-së për faturat e energjisë elektrike po derdheshin në EMV

    01/08/2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë

      Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë

      08/07/2025
      Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën në Devoll, përfundon në spital shoferi

      Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën në Devoll, përfundon në spital shoferi

      08/07/2025
      U mbyt në liqenin e Shkodrës teksa tentonte të ndihmonte dy turistët, vijojnë kërkimet për trupin e pajetë të kapitenit të anijes

      U mbyt në liqenin e Shkodrës teksa tentonte të ndihmonte dy turistët, vijojnë kërkimet për trupin e pajetë të kapitenit të anijes

      08/07/2025
      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      28/04/2025
      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      28/01/2025
      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      BDI: Vetingun nuk e duan ata që dhurojnë prona publike, pranojnë donacione të dyshimta serbe dhe ndërtojnë ndërtesa pa leje

      BDI: Vetingun nuk e duan ata që dhurojnë prona publike, pranojnë donacione të dyshimta serbe dhe ndërtojnë ndërtesa pa leje

      01/08/2025
      Në Kuvendin e RMV-së prezantohen kandidatët për emërimin e anëtarëve ë Këshillit të ASHMAA-së

      Mickoski: Pres tarifa edhe më të ulëta nga Trump në periudhën e ardhshme

      01/08/2025
      Në Kuvendin e RMV-së prezantohen kandidatët për emërimin e anëtarëve ë Këshillit të ASHMAA-së

      Në vend që të shkonin te qytetarët e RMV-së, paratë e BE-së për faturat e energjisë elektrike po derdheshin në EMV

      01/08/2025
      Në Kuvendin e RMV-së prezantohen kandidatët për emërimin e anëtarëve ë Këshillit të ASHMAA-së

      Ndjekje si në filma – dy shtetas të Kosovës arrestohen nga Policia e Maqedonisë, transportonin emigrantë nga Kina

      01/08/2025
      BDI: Vetingun nuk e duan ata që dhurojnë prona publike, pranojnë donacione të dyshimta serbe dhe ndërtojnë ndërtesa pa leje

      BDI: Vetingun nuk e duan ata që dhurojnë prona publike, pranojnë donacione të dyshimta serbe dhe ndërtojnë ndërtesa pa leje

      01/08/2025
      Në Kuvendin e RMV-së prezantohen kandidatët për emërimin e anëtarëve ë Këshillit të ASHMAA-së

      Mickoski: Pres tarifa edhe më të ulëta nga Trump në periudhën e ardhshme

      01/08/2025
      Në Kuvendin e RMV-së prezantohen kandidatët për emërimin e anëtarëve ë Këshillit të ASHMAA-së

      Në vend që të shkonin te qytetarët e RMV-së, paratë e BE-së për faturat e energjisë elektrike po derdheshin në EMV

      01/08/2025
      Transport publik falas për Sunny Hill Festival, autobusa çdo 20 minuta

      Transport publik falas për Sunny Hill Festival, autobusa çdo 20 minuta

      01/08/2025
    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      A trashëgohen traumat ndër breza? Doktoresha: Ka studime që e vertetojnë, por mund të ndalohet

      A trashëgohen traumat ndër breza? Doktoresha: Ka studime që e vertetojnë, por mund të ndalohet

      08/07/2025
      Shtatzënë vetëm me meditim/ Mjekja shqiptare në Zvicër tregon si t’ia arrish edhe në moshë të avancuar

      Shtatzënë vetëm me meditim/ Mjekja shqiptare në Zvicër tregon si t’ia arrish edhe në moshë të avancuar

      08/07/2025
      Pesë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i shtoni dietës tuaj, ja cilat janë ato

      Pesë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i shtoni dietës tuaj, ja cilat janë ato

      08/07/2025
      Traumat e fëmijërisë apo fat i paracaktuar, çfarë e përcakton jetën tonë sipas shkencës?

      Traumat e fëmijërisë apo fat i paracaktuar, çfarë e përcakton jetën tonë sipas shkencës?

      08/07/2025
      Artemisa Gogollari/ Mjekja nga Përmeti që kaloi nga depresioni në një prej motivueseve më të mëdha në Shqipëri

      Artemisa Gogollari/ Mjekja nga Përmeti që kaloi nga depresioni në një prej motivueseve më të mëdha në Shqipëri

      08/07/2025
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Maqedonia»Në Kuvendin e RMV-së prezantohen kandidatët për emërimin e anëtarëve ë Këshillit të ASHMAA-së
    Maqedonia

    Në Kuvendin e RMV-së prezantohen kandidatët për emërimin e anëtarëve ë Këshillit të ASHMAA-së

    13/11/20249 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Në Kuvendin e RMV-së prezantohen kandidatët për emërimin e anëtarëve ë Këshillit të ASHMAA-së
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Në Kuvendin e RMV-së prezantohen kandidatët për emërimin e anëtarëve ë Këshillit të ASHMAA-së

    Në Komisionin parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, sot në seancë dëgjimore publike, prezantohen kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet sipas Vendimit për shpalljen e Konkursit publik për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele. Bëhet fjalë për 24 kandidatë që luftojnë për shtatë vendet e reja në Këshillin e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive.

    Profili i kandidatëve për anëtarë të Këshillit është i larmishëm dhe një pjesë e tyre janë avokatë, gazetarë, analistë, informatikë, e ka edhe anëtarë aktualë të Këshillit, por edhe të punësuar në pozicione të tjera në ASHMAAV.

    Deputetja Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët, në fjalën e saj procedurale në fillim të debatit publik, theksoi se kandidatë të caktuar nuk duhet të jenë në listë dhe u bëri thirrje të tërhiqen për arsye morale.

    “Mendova se disa nga kandidatët sot nuk do të ishin në listë, ose për arsye morale do të tërhiqeshin vetë, ose Komisioni do ta bënte atë në mënyrë profesionale. Në asnjë mënyrë nuk do të pranoj të jem pjesë e një politizimi të tillë të mediave. Ne dje patëm reagim si parti politike Aleanca për Shqiptarët dhe nuk merremi me politizimin e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale”, tha Dauti.

    Kryetari i Komisionit, Gjorgija Sajkoski, në replikën e tij sqaroi se duhet të marrin guxim që të bëjnë një proces të rëndësishëm të përzgjedhjes së kandidatëve dhe se procesi duhet të përfundojë në mënyrë transparente.

    “Ne i kemi lexuar disa herë kushtet, se kush i plotëson kushtet për të kandiduar , e kush jo. Më vjen keq që edhe në seancën e sotme, kolegu im dëshiron të hedhë dyshime për procesin, por edhe mbi të gjitha proceset që po ndodhin në këtë Komision. Para së gjithash, nuk është e saktë dhe mendoj se kemi marrë guximin të bëjmë proces të rëndësishëm, procesin e zgjedhjes së ASHMAAV dhe ta kryejmë atë proces në mënyrë transparente. Do t ‘ju kërkoj të gjithëve të lexoni rekomandimet nga Bashkimi Evropian dhe të punoni në ndërtimin e potencialit njerëzor”, shtoi Sajkoski.

    Kandidati i parë, Sasho Stefanovski nga Shkupi, tha në prezantimin e tij në dëgjimin publik sot se ai kishte filluar të punonte si punonjës mediatik që nga viti 1987. Ai ka punuar në sektorin e produksionit në vendin e punës xhirues, me ç’rast tregoi se ka arritur rezultate të rëndësishme.

    “Kam punuar më së shumti në program informativ, kam punuar në lajme dhe intervista, si dhe kam përvojë në konferenca ndërkombëtare, në vendosjen e lidhjeve teknike në trasat me televizionin me automjete reportazhi dhe satelite. Në kohën e internetit, puna ime u bë më e lehtë. Unë gjithashtu u vendosa në krye të Njësisë të Imazheve, ku prodhohet imazh, dhe gjithashtu kam punuar në punime teknike për ton dhe video”, tha Stefanovski.

    Ai shtoi se kishte aplikuar në shpallje me qëllim që, me përvojën e tij, të kontribuonte në zhvillimin e ASHMAAV-ve duke krijuar profesionalizëm më të madh në mediat publike. Ai vuri në dukje se mbështet përpjekjet për të mbrojtur lirinë e shprehjes, zhvillimin dhe cilësinë e shërbimeve mediatike, si dhe krijimin e një cilësie më të madhe në drejtim të emetimit të programeve.

    Kandidatja Nafie Selmani nga Shkupi tha se angazhimi i saj i parë ishte në moshën 16 vjeçare në një OJQ, kur ajo u punësua në të vërtetë për të punuar në një projekt, ndërsa fitoi përvojën e saj të parë të punës si studente e vitit të parë, si udhëheqëse e emisionit në radio stacion privat.

    “Pikërisht me këtë i kam bërë hapat e mi të parë në fushën e medias dhe gazetarisë. Punova si gazetare për katër vjet, dhe më pas në vitin 2005 në Qytetin e Shkupit në sektorin e marrëdhënieve me publikun. Kam përvojë të madhe me gazetarinë dhe marrëdhëniet me publikun. Unë gjithashtu kam qenë vullnetar në OJQ dhe projekte, dhe jam gjithashtu entuziast për projektet ekologjike. Kam punuar vullnetarisht në projekte që lidhen me barazinë gjinore, dhe kam shprehur interes për projekte që lidhen me të drejtën sociale, si dhe projekte mediatike”, tha Selmani në prezantimin e saj në debat.

    Ajo vuri në dukje se përvoja e saj 25 vjeçare e punës në media, gazetari dhe marrëdhënie me publikun mund të kontribuojë pozitivisht në promovimin e cilësisë së ASHMAAV.

    Kandidatja Dragica Lubevska, nga Shkupi, vuri në dukje se ajo menaxhoi disa projekte ndërkombëtare në fushën e digjitalizimit, ndërsa vuri në dukje projektin IPA 2011, të dedikuar për rritjen e kapacitetit të ASHMAAV-së.

    Ajo nga viti 2002 është pjesë e ASHMAAV, ndërsa për momentin udhëheqë Sektorin për mbështetjen e punës së drejtorit të Këshillit të Agjencisë.

    “Jam përgjegjëse për bashkëpunim ndërkombëtar, eurointegrime dhe marrëdhënie me opinionin. Sipas meje, është e nevojshme të intensifikohet bashkëpunimi me rregullatorët mediatikë, por edhe që të thellohet shkëmbimi i përvojace dhe praktikave të mira”, tha Lubevska.

    Kandidati Mile Boshnjakovski nga Shkupi sot ishte i pranishëm në debatin publik në Kuvend, pasi që dje në Fejsbuk publikoi se ka marrë vendim të tërheqë aplikimin e tij për anëtar të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, meqë për momentin ka marrë vendim se do t’u japë prioritet detyrave të tjera profesionale.

    Deputetja Ilire Dauti në fjalimin e saj e përshëndeti vendimin e Boshnjakovskit që të mos paraqitet, dhe përkujtoi se shpreson se secili do të mundet vetë në mënyrën e vet si Boshnjakovski të tërhiqet, nëse nuk i përmbush kriteret.

    Kandidati Petar Xhurovski nga Shkupi, gjatë prezantimit të vet tha se është montazher i diplomuar i filmit dhe televiziv i cili në vitin 2015 është i obliguar për marrëdhëniet me publikun në Navigacionin e Maqedonisë për Aviacionin (M-NAV).

    “Përvoja ime në marketing është mbi dhjetë vjet. Unë kam punuar në M-NAV për shtatë vjet në marrëdhëniet me publikun, dhe mendoj se për mua është “apgrejd” të jem pjesë e ASHMAAV. Unë mund të kontribuoj për Agjencinë në promovimin e saj. Mediave duhet t’u tregohet se në cilin drejtim duhet të punojnë. Mediat nuk duhet të funksionojë si institucion privat, por duhet të dijë se çfarë duhet të lëshohet në etër. Dëshiroj të modernizoj Agjencinë dhe t’i jap stil të ri punës së saj”, tha Xhurovski.

    Kandidatja, Emilija Petreska-Kamenjarova, nga Shkupi, është eksperte në fushën e shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuale.

    “Unë kam përfunduar masterin në komunikim, dhe përveç hulumtimit që kam kryer si komunikolog për ASHMAAV, kam kryer hulumtime edhe jashtë vendit, si ekspert për çështjet që lidhen me gjuhën e urrejtjes, gjininë dhe mediat, si të sigurohet barazia gjinore në një nivel më të lartë në media. Punoj në fushën e arsimimit mediatik, jam koordinator i Rrjetit të arsimimit mediatik. Kam kaluar të gjitha shkallët në Agjenci, kam punuar në të gjitha çështjet dhe fushat e mundshme, përfshirë çështjet e diskriminimit, luftën kundër gjuhës së urrejtjes në media. Po punojmë rregullisht edhe për çështjet gjinore, por edhe për arritshmërinë”, tha Petreska-Kamenjarova në debatin e sotëm publik.

    Lidhur me atë se çfarë do të kontribuonte si anëtare e Agjencisë, ajo theksoi se është e nevojshme të ndryshohen çështjet e përqendrimit të mediave.

    Kandidati Shaban Dalipi ka më shumë se tridhjetë vjet përvojë në sferën mediatike. Ai ka raportuar për konflikte ushtarake dhe transmetime të natyrës politike dhe ekonomike, por ka organizuar edhe festivalin e bukurisë “Miss Mjelma”, i cili është mbajtur në Strugë dhe Pogradec për gjashtë vjet.

    “Në vitin 1990 kam punuar në RTVM, dhe më pas kam punuar si gazetar në Kërçovë, ku kam qenë redaktor në një radiotelevizion lokal. Gjatë viteve kam bashkëpunuar me disa media brenda dhe jashtë shtetit. Kam fituar disa çmime, të cilat janë të evidentuar gjerësisht në biografinë time, unë jam autor i katër librave, dy prej tyre janë në fushën e publicistikës”, sqaroi Dalipi.

    Ai sqaroi se nëse zgjidhet anëtar i ASHMAAV, do të punojë në krijimin e funksionimit të rregullt dhe efektiv të ASHMAAV, duke vënë në dukje se korrigjimet janë të nevojshme në Ligjin për mediat, veçanërisht në fushën e harmonizimit me aktet e BE-së.

    Kandidatja Dr. Andiana Skerlev-Çakar nga Shkupi është eksperte për politikën mediatike dhe rregullimin. Ajo u bë pjesë e Këshillit të radiodifuzionit në vitin 1998, pas së cilës kaloi në organin që e zëvendësoi, domethënë në Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive.

    “Mendoj se jam kandidate e mirë, sepse e njoh pasqyrën mediatike dhe kam ndjekur zhvillimin e mediave për një kohë të gjatë. Jam juriste me 30 vjet eksperiencë dhe njohëse e mirë e rregullimit mediatik vendor dhe ndërkombëtar. Jam e bindur se me njohuritë dhe njohuritë e mia për proceset në Agjenci dhe përvojën time deri më tani, unë mund të ndihmoj në forcimin e Agjencisë në shoqëri në nivel ndërkombëtar”, tha Skerlev-Çakar.

    Ajo shtoi se nevojitet punë në drejtim të trajtimit të lajmeve të rreme, gjuhës së urrejtjes, por vuri në dukje se gjithashtu nuk do të ketë asnjë lloj diskriminimi në shoqëri, përfshirë edhe nga mobingu në vendin e punës.

    Kandidati Llazo Petrushevski nga Velesi është Ndihmës udhëheqës i Sektorit të teknologjive informatike dhe modernizimit të Qytetit të Shkupit. Në karrierën e tij profesionale, siç tha ai, ka certifikime programimi të njohura botërisht. Ai vuri në dukje se shpresonte që përbërja e ardhshme e Këshillit të Agjencisë do të funksiononte pasi kërkon që mediat të punojnë.

    “Shpresoj që përbërja e ardhshme e Këshillit të punojë siç kërkohet nga media. Duhet të theksoj se gazetarët dhe mediat janë në situatë shumë të vështirë nga pikëpamja financiare, dhe pa përparim ekonomik, do të jetë shumë e vështirë për mediat”, shtoi Petrushevski.

    Pas pauzës prej 30 minutash, dëgjimi publik vazhdoi me prezantimin e kandidatit Zoran Fidanoski nga Shkupi.

     

    Në Kuvendin e RMV-së prezantohen kandidatët për emërimin e anëtarëve ë Këshillit të ASHMAA-së appeared first on Telegrafi.

    Lexo edhe:

    1. Talat Xhaferi merr mandatin për formimin e Qeverisë teknike: Edhe si kryeministër do të punoj me përkushtim
    2. Gara e kandidatëve për president, e varur nga nënshkrimet e qytetarëve
    maqedonia
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Në Kuvendin e RMV-së prezantohen kandidatët për emërimin e anëtarëve ë Këshillit të ASHMAA-së

    Nga e mërkura reshje të dendura shiu në Maqedoni

    16/09/20241 Min Read
    Në Kuvendin e RMV-së prezantohen kandidatët për emërimin e anëtarëve ë Këshillit të ASHMAA-së

    Numri i papunësisë në Maqedoni është 12.9%

    07/06/20241 Min Read
    Në Kuvendin e RMV-së prezantohen kandidatët për emërimin e anëtarëve ë Këshillit të ASHMAA-së

    Mariçiq-Bomgartner: Integrimi evropian është baza e zhvillimit të qëndrueshëm dhe socio-ekonomik të RMV-së

    20/05/20241 Min Read
    Në Kuvendin e RMV-së prezantohen kandidatët për emërimin e anëtarëve ë Këshillit të ASHMAA-së

    Pendarovski dhe Siljanovska vazhdojnë fushatën, kërkojnë mbështetje në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

    01/05/20242 Mins Read
    Në Kuvendin e RMV-së prezantohen kandidatët për emërimin e anëtarëve ë Këshillit të ASHMAA-së

    SHBA: Maqedonia e Veriut ta mbajë frymën e Marrëveshjes së Prespës

    12/04/20243 Mins Read
    Top Posts
    Në Kuvendin e RMV-së prezantohen kandidatët për emërimin e anëtarëve ë Këshillit të ASHMAA-së

    Mickoski: Pres tarifa edhe më të ulëta nga Trump në periudhën e ardhshme

    01/08/2025
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    BDI: Vetingun nuk e duan ata që dhurojnë prona publike, pranojnë donacione të dyshimta serbe dhe ndërtojnë ndërtesa pa leje Maqedonia

    BDI: Vetingun nuk e duan ata që dhurojnë prona publike, pranojnë donacione të dyshimta serbe dhe ndërtojnë ndërtesa pa leje

    01/08/20253 Mins Read

    Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj akuzave të VLEN-it, në lidhje me procesin e…

    Në Kuvendin e RMV-së prezantohen kandidatët për emërimin e anëtarëve ë Këshillit të ASHMAA-së

    Mickoski: Pres tarifa edhe më të ulëta nga Trump në periudhën e ardhshme

    01/08/2025
    Në Kuvendin e RMV-së prezantohen kandidatët për emërimin e anëtarëve ë Këshillit të ASHMAA-së

    Në vend që të shkonin te qytetarët e RMV-së, paratë e BE-së për faturat e energjisë elektrike po derdheshin në EMV

    01/08/2025
    Transport publik falas për Sunny Hill Festival, autobusa çdo 20 minuta

    Transport publik falas për Sunny Hill Festival, autobusa çdo 20 minuta

    01/08/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Transport publik falas për Sunny Hill Festival, autobusa çdo 20 minuta

    Transport publik falas për Sunny Hill Festival, autobusa çdo 20 minuta

    01/08/2025
    Transport publik falas për Sunny Hill Festival, autobusa çdo 20 minuta

    Sot nis “Sunny Hill Festival”, performon Dua Lipa

    01/08/2025

    Sëmundja që e fshehu gjatë gjithë turit, Justin Timberlake trondit rrjetin

    31/07/2025
    Me te lexuara
    BDI: Vetingun nuk e duan ata që dhurojnë prona publike, pranojnë donacione të dyshimta serbe dhe ndërtojnë ndërtesa pa leje

    BDI: Vetingun nuk e duan ata që dhurojnë prona publike, pranojnë donacione të dyshimta serbe dhe ndërtojnë ndërtesa pa leje

    01/08/2025
    Në Kuvendin e RMV-së prezantohen kandidatët për emërimin e anëtarëve ë Këshillit të ASHMAA-së

    Mickoski: Pres tarifa edhe më të ulëta nga Trump në periudhën e ardhshme

    01/08/2025
    Në Kuvendin e RMV-së prezantohen kandidatët për emërimin e anëtarëve ë Këshillit të ASHMAA-së

    Në vend që të shkonin te qytetarët e RMV-së, paratë e BE-së për faturat e energjisë elektrike po derdheshin në EMV

    01/08/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.