Një nga shërbimet më të kërkuara nga qytetarët te Kryqi i Kuq është përkujdesja për të moshuarit të cilët jetojnë vetëm dhe janë në gjendje më të rënduar shëndetësore.
Ky shërbim ka filluar të zbatohet në vitin 2022 dhe nga viti në vit kërkesat për këtë lloj shërbimi po rriten dukshëm.
“Deri më tani me suksese po implementohet si shërbim social, ndihmë përkujdesje dhe ndihmë në shtëpi dhe shfrytëzues janë personat të moshuar nga komuna e Kërçovës bashkë me fshatrat dhe po mbulohen me përkujdesësit tanë të cilët janë 25 në numër të cilët punojnë për momentin dhe shërbejnë 77 të moshuar të cilët kanë nevojë për ndihmë dhe përkujdesje në shtëpi, kryesisht ata jetojnë vetëm dhe janë ne gjendje të rëndë shëndetësore dhe kanë nevojë për përkujdesje”, tha Ivana Lazeska – Kryqi i Kuq.
Numri i kërkesave për këtë lloj përkujdesje është rritur dukshëm duke pasur parasysh edhe faktin se mërgimi ka zbrazur shumë shtëpi në te cilat kanë mbetur vetëm me më të moshuarit e familjes.
“Nga viti në vit ose nga muaji në muaj po rritet numri i qytetarëve të interesuar sepse për fat te keq vetë statistikat tregojnë se të rinjtë po largohen dhe nevoja për përkujdesje të të moshuarve bëhet më e madhe dhe rritet numri i personave që presin të shërbehen nga ana jonë”, shtoi Ivana Lazeska nga Kryqi i Kuq.
Kryqi i Kuq ne Kërçovë gjatë verës ka zhvilluar një sërë aktivitetesh, ndërsa vetëm në gjysmëvjetorin e parë të këtij viti në aksionin e për dhurim gjaku kanë mbledhur 574 njësi gjaku./TV21/
Në Kërçovë Kryqi i Kuq me 25 përkujdesës ndihmon 77 të moshuar appeared first on Telegrafi.