Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,33 % në raport me vendimin e datës 26.05.2025.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 si dhe të EURODIZEL (D-E-V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) ulen për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut M-1 SU rritet për 0,429 den/kg dhe tani do të jetë 37,862 den/kg.

Nga data 03.06.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 74,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 76,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V) 65,00 (denarë/litër)
Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 67,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 37,862 (denarë/kilogram)

 

Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version