Prej 33 rekomandimeve që i ka dhënë Kuvendi për menaxhim me ndotjen e ajrit në vitin 2018, autoritetet kanë përmbushur vetëm 6.
Këtë e ka konstatuar komisioni i shëndetësisë në Kuvend, i cili për 5 ditë ka diskutuar lidhur me ndotjen e ajrit dhe ndikimin ndaj shëndetit të qytetarëve.
Ky komision miratoi një sërë rekomandimesh dhe konkluzionesh, ku mes tjerash theksohet nevoja për ndryshime dhe plotësime të rregullativës ligjore dhe përforcimi i masave për menaxhim me ajrin e ndotur.
Kryetarja e Komisionit, Rashella Mizrahi, tha se institucionet kompetente dhe komunat, duhet të shtojnë kontrollet, ndërsa nënvizoi se institucionet shëndetësore kanë konstatuar se ekspozimi i gjatë në ajër të ndotur, kontribuon në paraqitje të sëmundjeve të shumta ndërsa ndikon edhe në numrin e vdekjeve.
“Në pajtueshmëri me dëshmitë e dëshmitarëve nga fusha e mjekësisë, drejtori i OBSH-së në Maqedoni si dhe instituti i shëndetit publik në Maqedoni, komisioni konstatoi se ekspozimi afatgjatë në ajër të ndotur kontribuon në paraqitje të sëmundjeve të shumta, në mënyrë e përkeqëson gjendjen e rënduar shëndetësore nga arsye të tjera, paraqet faktor të pamohueshëm që ndikon në numrin e vdekjeve dhe shkakton dëm të madh financiar mbi sistemin e shëndetësisë”, tha Rashella Mizrahi, Kryetare e Komisionit të Shëndetësisë.
Ndotja e ajrit – nga 33 rekomandime, autoritetet kanë përmbushur vetëm gjashtë appeared first on Telegrafi.