Vazhdojnë përplasjet mes partive shqiptare, lidhur me ndërtimet pa leje në Çair e Saraj. Koalicioni VLEN i bën thirrje kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska që të mos e kursej siç thonë, partnerin e saj të biznesit nga radhët e BDI-së dhe të del në terren për të parë të gjitha objektet pa leje në Saraj. Nëse heshtja e Arsovskës dhe institucioneve përgjegjëse vazhdon edhe më tej, nga ky koalicion paralajmërojnë masa.

“Zonja Arsovska objekti në fjalë është i ndërtuar në Saraj, kujt i përket i njëjti objekt, në çfarë toke është ndërtuar objekti, a i takon ky objekt biznes partnerit tuaj dhe formalisht është i shënuar në pronësi të tjetër kujt… publikim të të gjithë lokacioneve në Shkup, ku kompani dhe persona të klanit të BDI-së, ndërtojnë dhe kanë ndërtuar dhe posedojnë objekte pa leje, nëse kryetarja dhe institucionet përgjegjëse vazhdojnë të heshtin, do ti përdorim të gjitha mekanizmat ligjore dhe demokratike për të mbrojtur interesin e qytetarëve”, tha Muhamed Elmazi, VLEN.

Bashkimi Demokratik për Integrim, vazhdon të mbajë fokusin te komuna e Çairit.

“Në komunën e Çairit, ndërtimi i mbi 150 ndërtesave pa leje, pa standarde statike e sizmike, dhe pa asnjë kontroll institucional, paraqet jo vetëm krim urban dhe rrezik serioz për qytetarët, por edhe mjet presioni politik ndaj drejtuesve të këtyre partive të preferuara nga Mickoski, të cilët tashmë janë kthyer në vegla të bindura të axhendës antieuropiane dhe antishqiptare të Qeverisë, thonë nga BDI.

Përplasjeve mes partive i kanë paraprinë akuzat dhe kundër akuzat mes kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska dhe atij të komunës së Çairit, Visar Ganiu. Arsovska së fundmi ka dalë me akuza se në Çair, prej vitesh po ndërtohet në mënyrë të paligjshme. Kreu i komunës se Çairit, Visar Ganiu ka hedhur poshtë këto akuza, duke paralajmëruar edhe padi për shpifje ndaj Arsovskës./Alsat/

Ndërtimet në Çair dhe Saraj, vazhdojnë përplasjet në mes BDI-së dhe VLEN-it appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version