Në Gostivar sot ka ndodhur një aksident i rëndë në të cilën ka humbur jetën një person.
Nga atje thonë se kanë ndaluar personin i cili shkaktoi aksidentin.
“MPB njofton se sot (16.12.2025) rreth orës 13:00 në Gostivar, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor i Gostivarit kanë ndaluar shoferin H.M. (44) nga Gostivari, duke vepruar pas një denoncimi se në orën 12:35, në kryqëzimin e rrugës “Ilinden” me rrugën “Sedek Kostovski” në Gostivar, një kamion “Mercedes” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga H.M., ka goditur një biçikletë të drejtuar nga I.M. (76) nga Gostivari.
I.M. është transportuar në Qendrën Mjekësore në Gostivar, ku mjeku ka konstatuar vdekjen”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Pas dokumentimit të rastit, në koordinim me prokurorin publik, kundër H.M. do të parashtrohet kallëzim përkatës./Telegrafi/

