Nga Oda e Mjekëve të Maqedonisë thonë se nuk kanë marrë ndonjë njoftim për vdekjen e një foshnjeje në Klinikën e Gjinekologjisë.
“Duke pasur parasysh se Oda e Mjekëve nuk ka autoritet ligjor për të vepruar mbi një ankesë dhe për të kryer një hetim, dhe deri më tani nuk është paraqitur asnjë ankesë në Odë në lidhje me këtë rast, në këtë kohë nuk do të ishim në gjendje të bëjmë publike më shumë informacion sepse nuk i kemi.
Në periudhën në vijim, Oda mbetet e hapur për bashkëpunim me të gjitha institucionet kompetente në kuadër të kompetencave të saj, dhe pret që rrethanat të shqyrtohen dhe situata faktike të përcaktohet në kohën më të shkurtër të mundshme”, deklarojnë nga Oda e Mjekëve.
Prokuroria Publike në Shkup, në koordinim me SPB Shkup, ka hapur një rast për të hetuar ngjarjen.

