Nëpunës policorë nga Stacioni policor për kalim kufitar dhe mbikëqyrje kufitare Bllatë pranë Qendrës rajonale për Çështje kufitare Perëndim e privuan nga liria D.A. (30) nga Republika e Shqipërisë, i cili ka ofruar ryshfet.

“Në vendkalimin kufitar, për hyrje në shtet, kishte ardhur me automjetin e pasagjerëve ‘folksvagen sharan’ me targa kombëtare shqiptare, në të cilin transportonte katër shtetas të tjerë shqiptarë, me ç’rast në dokumentet e tij personale dhe të qarkullimit kishte vënë para, të cilat janë gjetur nga nëpunësi policor, i cili ka kryer kontrollin kufitar”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj personit do të ngrihet kallëzim përkatës.

Ndalohet një shtetas i Shqipërisë në vendkalimin kufitarë “Bllatë”, tentoi të korruptojë policinë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version