Një shtetas gjerman u arrestua në vendkalimin kufitar “Tabanoc” pasi në bagazhin e tij personal u gjet marihuanë, kumtuan mëngjesin e sotëm nga Ministria e Punëve të Brendshme

“Dje rreth orës 18:00 në Vendkalimin Kufitar Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunësit policorë e privuan nga liria B.M. (31) nga Republika Federale e Gjermanisë. Gjatë kontrollit dhe verifikimit kufitar, gjegjësisht gjatë kryerjes së kontrollit në automjetin “Audi” me targa kombëtare serbe, të cilin e drejtonte, në bagazhin e tij personal ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë”, kumtoi MPB-ja.

Personi iu dorëzua nëpunësve policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme-Kumanovë.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës”, potencuan nga MPB-ja.

Ndalohet një shtetas gjerman në Tabanoc, gjendet marihuanë në bagazhin e tij appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version