MPB Maqedoni njofton se dje (02.07.2025) në orën 14:00 në Radovish, oficerë policie nga SPB Strumicë e kanë privuar nga liria R.I. (45) nga Radovishi.
Ai dyshohet se rreth orës 13:00, në vendin e quajtur “Gradska reka”, periferi e Radovishit, ka përdorur një makinë saldimi dhe me shkëndijat ka shkaktuar zjarr në bar të thatë, i cili është përhapur shpejt dhe ka përfshirë pyllin me bimësi të ulët.
“Pas ndërhyrjes së Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Radovishit, zjarri është shuar. Është informuar një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike e Radovishit, dhe pas dokumentimit të rastit kundër R.I. do të dorëzohet parashtresë përkatëse”, thonë nga MPB.
Ndalohet një person nga Radovishi, dyshohet për zjarrvënie appeared first on Telegrafi.