SPB Tetovë njofton se sot (14.05.2025) në ora 02:20, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugorë Tetovë, kanë privuar nga liria personin B.P. (44) nga Ohri.

Siç thonë nga SPB Tetovë, gjatë kontrollit të komunikacionit në magjistralen Tetovë – Gostivar, në pikën e pagesës rrugore Tetovë, është ndalur vetura e pasagjerëve “Audi” me targa të Ohrit, e drejtuar nga B.P., dhe pas masave të marra është konstatuar se i njëjti është nën efektin e alkoolit, gjegjësisht në gjak i janë matur 1,54 promilë alkool.

“Ai është larguar nga qarkullimi dhe është ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet akuza nga neni 297-a i Kodit Penal – “Drejtim mjeti në mënyrë të pakujdesshme””, thonë nga SPB Tetovë.

Ndalohet një person nga Ohri në rrugën Tetovë – Gostivar, voziste nën ndikimin e alkoolit appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version