
Më 21.05.2025 në orën 21.58 në Shtip, policia nga SPB Shtip kanë ndaluar S.T. (52) nga fshati Dolni Lipovic, rrethi i Radovishit.
“Gjatë një kontrolli trafiku në rrugën “Marshall Tito” në Shtip, është ndaluar një automjet pasagjerësh “Ford” me targa të Radovishit, të cilin ai e drejtonte dhe pas marrjes së masave, është përcaktuar se ai ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i është matur alkool në gjak 2.27 promil.
Ai është përjashtuar nga komunikacioni, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB./Telegrafi/
Ndalohet një person në Shtip, drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit appeared first on Telegrafi.