MPB njofton se kanë ndaluar një person i cili po drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit.
“Më 02.07.2025 rreth orës 20:00 në rrugën rajonale Lesnovo-Zletovo, policie nga DPB Probishtip kanë ndaluar V.J. (64) nga Zletova.
Ai po drejtonte një automjet “Chevrolet Spark”, dhe kur u krye kontrolli, u konstatua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht në gjakun e tij u mat 1.81 promil alkool.
Pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal”, thonë nga MPB./Telegrafi/
Ndalohet një 64-vjeçar në Maqedoni, drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit appeared first on Telegrafi.