MPB njofton se në vendkalimin kufitarë Tabanoc është ndaluar një person për shkak se gjatë kontrollit të veturës së tij janë gjetur substancë kistalore.
“Më 09.02.2026 në orën 19:10 në Kalimin Kufitar Tabanoc, në hyrje të vendit, oficerët e policisë e privuan nga liria M.J.B. (35) nga Gjermania. Gjatë kontrollit të një automjeti pasagjerësh “Volkswagen Transporter” me targa gjermane, të cilin ai e drejtonte, u gjet dhe u konfiskua substancë kristalore dhe një qese me mbishkrimin “LSD”.
Për shkak të dyshimit për vepër penale sipas nenit 215 të Kodit Penal, ai iu dorëzua oficerëve të policisë nga Drejtoria e Punëve të Brendshme të Kumanovës.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë një raport përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

