minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Ndalohen tetë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, vozitën pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit - Shqiperia.info

Gjatë 24 orëve të fundit, në gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë privuan nga liria tetë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Prej tyre, tetë kanë drejtuar pa patentë shoferi, ndërsa dy nën ndikimin e alkoolit.

Tre persona në Shkup dhe nga një në Tetovë, në Gostivar dhe në Veles kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi. Ndërsa nga një shofer në Gjevgjeli dhe në Veles kanë drejtuar nën ndikimin e alkoolit. Pasi rastet të dokumentohen plotësisht, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse.

“U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, të mos drejtojnë automjetin pa e dhënë provimin për patentë shoferi ose nëse u është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, dhe të gjithë së bashku të kontribuojnë për një trafik më të sigurt”, thonë nga MPB.

Share.
Exit mobile version