MPB Maqedoni njofton se në 24 orët e fundit janë ndaluar pesë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, katër, nga të cilët dy të mitur, kanë vozitur pa patentë shoferi dhe njëri nën ndikimin e alkoolit.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e shtetit, nëpunësit policorë privuan nga liria pesë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Katër shoferë në Shkup (mes tyre dy të mitur) kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi, ndërsa një shofer në Kërçovë ka drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale”.
“U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të mos drejtojnë automjet pa e kaluar provimin për patentë shoferi, ose nëse u është shqiptuar masa e ndalimit për drejtim ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, dhe së bashku të kontribuojmë për një komunikacion më të sigurt”, thonë nga MPB.

