
Departamenti për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe të rëndë, në bashkëveprim me Departamentin për operacione speciale dhe të posaçme, nën udhëheqjen prokurorit publik të PTHP për NKOK, pas hulumtimit disamujor të krimit, kreu një operacion të bashkërenduar policor në të cilin u shkatërrua grupi gjashtëanëtarësh i organizuar kriminal, i cili për një periudhë të gjatë kohore ishte i përfshirë në kryerjen e veprave penale në fushën e kontrabandës së migrantëve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Gjatë realizimit, siç njofton MPB, u parandalua edhe transporti i gjashtë migrantëve nga Kina, nga të cilët një i mitur.
Në të vërtetë, në periudhën nga prilli deri më 13 korrik 2025, A.I., B.I., B.Z., V.T., V.T. dhe R.R., me qëllim të përfitimit të pasurisë së paligjshme dhe asaj materiale, në disa raste kryen kontrabandë të migrantëve të paligjshëm, me çka kanë fituar përfitim të konsiderueshëm të kundërligjshëm pasuror. Emigrantët në territorin e Republikës së Maqedonisë u transportuan ilegalisht nga Serbia, përmes kalimeve ilegale në të ashtuquajturin “kufirin e gjelbër” në afërsi të f. Llojan, komuna e Likovës, nga ku, me ndihmën e udhëheqësve, të ashtuquajturve “kaçakë”, u sollën në lokacionet e dakorduara paraprakisht. Në këto lokacione, A.I. dhe B.I. i pranuan migrantët dhe i transportuan me automjete në lokacione në afërsi të Kumanovës, prej nga B.Z. i pranoi dhe i transportoi në afërsi të Gjevgjelisë pranë kufirit me Greqinë, ku, nga ana tjetër, i pranoi V.T. dhe i drejtoi në këmbë në drejtim të vijës kufitare me Greqinë, në të ashtuquajturin ,,kufirin e gjelbër’’. Si pararojë, i ashtuquajtur “pastrues” i të gjitha transporteve të migrantëve të kryera nga B.Z. ishte V.T., i cili përdorte lloje të ndryshme të automjeteve të pasagjerëve. B.Z. kryente kontrabandën e migrantëve duke hequr targat origjinale nga automjetet që transportonte dhe duke vendosur targa që vinin nga automjete të tjera motorike, të paregjistruara ose nga automjetet që ishin çregjistruar më parë.”, thuhet në kumtesën e MPB-së
Sipas një marrëveshjeje të mëparshme midis A.I., B.I., B.Z., R.R. dhe V.T., më 13.07.2025, u organizua pranimi, strehimi i përkohshëm dhe transportimi i gjashtë emigrantëve ilegalë nga Kina, nga të cilët njëri ishte i mitur. B.I. si shofer dhe A.I. si bashkëdrejtues në automjet, nga afërsia e fshatit Lojane pranë vijës kufitare midis Serbisë dhe Republikës së Maqedonisë, pranuan gjashtë emigrantë dhe i transportuan ata në një vend pranë fshatit Pçinjë.
“Atje, B.Z. si shofer dhe R.R. si bashkëdrejtues pranuan emigrantët, dhe si i ashtuquajturi “pastrues” ishte V.T.. Në këtë rast, B.Z. nuk u ndal në sinjalin e dhënë nga nëpunësit policorë, por filloi të lëvizte prapa me automjet duke tentuar që të arratiset, por në një kohë të shkurtër personat u privuan nga liria, ndërsa u gjetën edhe emigrantët nga Kina. Migrantët u vendosën në Qendrën e pranimit për të huaj Gazi Babë në Shkup, ndërsa të privuarit nga liria u ndaluan në stacion policor për procedurë të mëtejshme. Në të njëjtën kohë, në territorin e Gjevgjelisë, për shkak të provave të siguruara më parë, nga liria u privua edhe V.T.,”informojnë nga MPB.
Në të njëjtën ditë, duke vepruar sipas urdhrave për bastisje të shtëpive dhe hapësirave të tjera, të lëshuara nga gjykatësi i procedurë paraprake, u kryen bastisje në gjithsej pesë lokacione në territorin e Shkupit dhe Kumanovës, me ç’rast u gjetën dhe u sekuestruan tre automjete pasagjerësh, telefona celularë që personat i përdorën për të kryer krimin, karta SIM, para etj.
Njësiti Nacional i Luftimit të Kontrabandës së Emigrantëve dhe Trafikimit të Njerëzve pranë Departamentit për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë më 14.07.2025 ngriti kallëzim penal në PTHP për NKOK kundër gjashtë personave, përkatësisht kundër A.I. (46), B.I. (26), të dy nga Kumanova, B.Z. (28), V.T. (38) dhe R.R. (19), të tre nga Shkupi dhe V.T. (56) nga Gjevgjelia, të gjithë për kryerjen e veprës penale “Kontrabandë emigrantësh” (neni 418-b paragrafi 2 dhe paragrafi 4) lidhur me veprën penale “Bashkëkryerje” (neni 22) i Kodit Penal./TV21/
Ndalohen gjashtë persona në Maqedoni, dyshohen për kontrabandë me emigrant appeared first on Telegrafi.