
Në orët e vona të mbrëmjes në Shkup, pranë kazermës “Ilinden”, policia ndaloi dy shtetas të huaj për përdorim të paautorizuar të një droni.
Incidenti ndodhi më 5 prill 2026, rreth orës 23:05, ku oficerët e policisë nga SPB Shkup vepruan sipas një raporti të mëparshëm. Gjatë ndërhyrjes, u ndaluan A.V.D.B. (50) dhe J.L. (63), të dy shtetas të Holandës.
Sipas informacioneve, ata po filmonin në mënyrë të paautorizuar me një dron, i cili u sekuestrua në vendngjarje, së bashku me sende të tjera që lidhen me rastin.
Ministria e Brendshme informon se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë një raport përkatës./Telegrafi/




