MPB Maqedoni njofton se dy persona nga Kumanova, të moshës 30 dhe 25 vjeç, u ndaluan më 31 korrik nga oficerët e policisë së Sektorit për Punë të Brendshme të Kumanovës, pas një denoncimi për të shtëna gjatë një feste familjare.
“Pas raportimit, policia kreu kontroll në shtëpinë e tyre me urdhër gjykate, gjatë të cilit u gjet dhe u sekuestrua një armë, e cila dyshohet se është përdorur në incident”.
“Personat e ndaluar u dërguan në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen akuza përkatëse”, thonë nga MPB.
Ndalohen dy persona nga Kumanova, përdorën armë zjarri në aheng familjar appeared first on Telegrafi.