SPB Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme janë ndaluar dy persona, pasi drejtonin automjetet pa dokumentacione përkatëse.
“Më 09.04.2026, në ora 22:10, në rrugën “Shtipi” në Tetovë, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria personin E.B.N. (19) nga fshati Reçicë e Madhe. Ai drejtonte automjetin e pasagjerëve “Seat” pa targa regjistrimi, pa dokumentacion përkatës për mjetin dhe pa patentë shoferi, pas së cilës automjeti është konfiskuar”.
“Gjithashtu, më 09.04.2026, në ora 17:33, në rrugën Tetovë – fshati Pirok, afër fshatit Pallçisht, është privuar nga liria J.B. (25) nga fshati Pirok, i cili drejtonte automjetin “Volkswagen Polo” me targa të Tetovës pa patentë shoferi. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rasteve ndaj tyre do të vijojnë denoncimet përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.

