MPB njofton se janë ndaluar dy persona nga Manastiri të cilët dyshohen për tregti me lëndë narkotike

“Më 04.08.2025 në Manastir, policia nga SPB Manastir ka ndaluar M.D. (24) dhe V.M. (29), të dy nga Manastiri. Rreth orës 19:00 ata u kapën në flagrancë duke blerë dhe shitur drogë, përkatësisht në momentin kur V.M. po i shiste marihuanë M.D., e cila u gjet dhe u konfiskua.

Më vonë, me urdhër të Gjykatës Themelore të Manastirit, u krye një bastisje në shtëpinë e V.M., gjatë së cilës u gjetën dhe u konfiskuan marihuanë, copëza, kartëmonedha në prerje të ndryshme, si dhe një moped i dyshuar si objekt i një vepre penale.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër personave do të ngrihen akuza përkatëse”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Ndalohen dy persona në Manastir, dyshohen për tregti me lëndë narkotike appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version