minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Ndalohen dy persona në Dollnen, kapen duke prerë dru në mënyrë të paligjshme - Shqiperia.info

MPB Maqedoni njofton se dje (29.04.2026), në orën 21:30, në fsh. Cërnilishtë, komuna e Dollnenit, nëpunës policorë nga NJP Ropotovë i privuan nga liria T. T. . (33) dhe Xh.T. (59), të dy nga fsh. Cërnilishtë.

“Më parë, po atë ditë rreth orës 12:30, në zonën e fsh. Strovijë, komuna e Dollnenit, nga nëpunës policorë të Policisë Pyjore të Prilepit, ishin kapur të dytë duke prerë në mënyrë të paligjshme dru për ngrohje, me ç’rast ishin sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë, ndërsa Xh.T. kishte sulmuar njërin prej policëve me sharrë motorike, pas çka ishin arratisur”.

“Pas marrjes së masave përkatëse T. T. dhe Xh.T. janë privuar nga liria dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.Pas marrjes së masave përkatëse T. T. dhe Xh.T. janë privuar nga liria dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Share.
Exit mobile version