
Më shumë se dhjetë oficerë policie dhe ish-drejtorë policie nga Koçani dhe Shtipi janë ndaluar si të dyshuar për zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçani, dhe disa prej tyre, sipas “Skopje1”, janë edhe shefa që ishin në detyrë në mars, kur ndodhi tragjedia në të cilën vdiqën 62 të rinj.
Disa ish-oficerë policie dhe zyrtarë policorë, si dhe ish-kryetarët e komunës së Koçanit dhe drejtuesit e disa institucioneve shtetërore përgjegjëse për lëshimin e lejes për të drejtuar diskotekën e improvizuar, janë tashmë të dyshuar në këtë rast.
Më herët MPB për “Skopje1” njoftoi se janë ngritur tre kallëzime penale për periudha të ndryshme kohore.
“Kallëzimi i parë penal lidhet me periudhën nga viti 2022 deri në vitin 2024, kundër gjithsej shtatë personave, nga të cilët pesë janë oficerë aktivë policie dhe dy janë pensionistë.
Kallëzimi i dytë penal lidhet me periudhën nga viti 2012 deri në vitin 2022, kundër gjithsej 10 personave, nga të cilët (dy oficerë janë shkelës të përsëritur) katër janë oficerë aktivë policie dhe gjashtë janë pensionistë.
Kallëzimi i tretë penal lidhet me periudhën nga viti 2023 deri në vitin 2024, kundër gjithsej tre oficerëve policorë, nga të cilët njëri është shkelës i përsëritur”, thonë nga MPB për portalin./Telegrafi/
Ndalohen dhjetëra oficerë dhe shefa policie si të dyshuar për tragjedinë e Koçanit appeared first on Telegrafi.