Prokuroria Publike njofton se në aksionin e sotëm policor janë bastisur 15 lokacione, në Shkup, Shtip dhe në pikën kufitare Bllacë. Sipas organit të hetuesisë, janë arrestuar 11 persona të dyshuar për keqpërdorime me lejet e qëndrimit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa dy të tjerë për momentin janë të pakapshëm për autoritetet.

Sipas njoftimit, 7 prej të arrestuarve janë policë. Për 5 të dyshuar Prokuroria kërkon paraburgim, ndërsa për 8 të tjerë kërkon masa kujdesi.

“Të dyshuarit, në periudhën nga janari deri në prill të këtij viti në Shtip, duke shfrytëzuar ndikimin e tyre të supozuar mbi zyrtarët policorë të dyshuar nga pika kufitare Bllacë dhe inspektorët nga Sektori për të huaj në Shtip, me të cilët kishin marrëdhënie miqësore të mëparshme, në të paktën katër raste u kanë mundësuar të paktën pesë shtetasve të huaj që po qëndronin ilegalisht në Republikën e Maqedonisë së Veriut të rregullojnë leje qëndrimin e tyre pa pengesa”.

Të dyshuarit, në këmbim të një shpërblimi të caktuar, kanë ndërmjetësuar dhe ndërmarrë veprime me qëllim që shtetasit turq, afati i qëndrimit të të cilëve për arsye studimi kishte skaduar, të pajiseshin me leje për qëndrim të përkohshëm në RMV. Zyrtarët policorë të dyshuar, duke e pranuar ndikimin nga ndërmjetësit me qëllim përfitimi personal, i kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare dhe nuk e kanë kryer detyrën e tyre”.

“Duke marrë parasysh se qëndrimi i paligjshëm, sipas dispozitave të Ligjit për të Huajt, është kundërvajtje për të cilën parashihet gjobë prej 50 deri në 250 euro në kundërvlerë denarësh, të dyshuarit e kanë dëmtuar edhe Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, shtojnë nga Prokuroria.

Ndalohen 11 persona, shtatë prej tyre policë – dyshohen për keqpërdorime me leje qëndrimet në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version