minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Ndalesë për qarkullim të kamionëve në rrugën Strugë – Qafë Thanë - Shqiperia.info

Nga ora 14:30 vendoset ndalesë për qarkullim për automjete të rënda në drejtimin rrugor Strugë – V.K. Qafë Thanë, informon NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Ndërmarrja publike paraprakisht njoftoi se është vendosur ndalesë për kamionë për shkaqe parandaluese në drejtimet rrugore Gostivar – Mavrovë – Dibër, Gostivar – Strazhë – Kërçovë, në qafat malore Presekë, Pletvar, Gjavatë, në rrugën Makedonski Brod – Prilep përmes qafës malore Barbaros dhe nga Dellçeva deri në V.K. Dellçevë.

NP “Rrugët e Maqedonisë” paraprakisht informoi se është hapur për qarkullim për automjetet transportuese rruga Deve Bair – Kriva Pallankë.

“Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa dhe mbetje të borës pas intervenimit të ekipeve tona të kujdestarisë”, informojnë nga NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Nga Ndërmarrja shtojnë se krahas makinerisë edhe fuqia punëtore është përfshirë në pastrimin e rrugëve, ndërsa ekipet e kujdestarisë gjenden vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të kalueshme të gjitha rrugët.

Ndalesë për qarkullim të kamionëve në rrugën Strugë – Qafë Thanë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version