minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Natalija Mitovska u emërua sekretare e re e Qytetit të Shkupit - Shqiperia.info

Qyteti i Shkupit njofton se sot ka shkarkuar sekretarin e Komunës së Qytetit të Shkupit, Zoran Gligorov dhe në vend të tij do të vjen Natalija Mitovska.

“Natalija Mitovska do të emërohet sekretare e re e qytetit të Shkupit. Mitovska ishte bartëse e pozitave të larta drejtuese në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Që nga viti 1998 punon si këshilltare e Nënkryetarit të Qeverisë, ndërsa nga viti 2000 deri në vitin 2002 ka qenë ndihmës ministre e Punëve të Brendshme për bashkëpunim ndërkombëtar dhe integrime evropiane.

Mitovska ka qenë edhe këshilltare e drejtorit të përgjithshëm të ELEM-it nga viti 2015-2019 gjatë periudhës kur kompania ka shënuar rezultatet më të mira ekonomike dhe operative, ka përvojë në sektorin privat me pozita të larta ekzekutive, si dhe punë si asistent profesor i Shkenca Politike”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit./Telegrafi/

Natalija Mitovska u emërua sekretare e re e Qytetit të Shkupit appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version