Me rastin e festës së madhe të Fitër Bajramit në Myftininë e Dibrës janë mbledhur 2,4 milionë denarë të ardhura vullnetare nga besimtarët, banorë rezidentë, si dhe nga ata të cilët jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.
“Për festën, në emër të të ardhurave vullnetare nga besimtarët janë mbledhur gjithsej 2.400.090 denarë, të cilat flasin qartë për besimin, përkushtimin dhe pjekurinë fetare të besimtarëve tanë. Këtë vit shënojmë rritje të konsiderueshme, që e reflekton jo vetëm ndjenjën e përgjegjësisë kolektive por edhe forcëb e institucioneve tona kur udhëhiqen me transparencë, vizion dhe integritet”, deklaruan nga Myftinia për Agjencionin Informativ të Lajmeve.
Përqindja më e madhe e mjeteve të grumbulluara janë nga banorët e Dibrës 828.400 denarë, pastaj në fshatrat Trebishtë 340 mijë, Skudrinë 214.900, Mogorçë 175.800, Velibordë nga 160.300, Rostushë mbi 152.200, përderisa në fshatrat e tjerë vlera lëvizë prej 16.800 deri 91.500 denarë.
“Këto shifra janë shumë më tepër se rezultate financiare. Ato janë tregues i gjallë i besimit të vazhdueshëm të qytetarëve në punën dhe seriozitetin e Myftinisë së Dibrës, si dhe motivim për të vazhduar me përkushtim në rrugën e shërbimit ndaj besimit, besimtarëve dhe mirëqenies së përbashkët. Falënderojmë të gjithë imamët, bordet e xhamive, besimtarët nga Myftinia e Dibrës dhe nga diaspora për kontributin e tyre”, shtuan nga Myftinia.
Myftinia e Dibrës i përfshin komunat Dibër, Qendra Zhupë, Mavrovë dhe Rostushë dhe zonën e Rekës.
Myftinia e Dibrës grumbullon 2,4 milionë denarë nga donacionet për Fitër Bajramin appeared first on Telegrafi.