Në kuadër të vizitës dyditore pune në institucionet e Bashkimit Evropian në Bruksel, Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani sot mbajti takim edhe me Valentina Superti, Drejtoreshë në Drejtorinë e përgjithshme për zgjerim dhe fqinjësi lindore (DG ENEST) në Komisionin Evropian, njoftojnë nga Ministria për Çështje Evropiane.
Diskutimet u zhvilluan në kontekst të fazës së avancuar të përgatitjeve për hapjen e Klasterit 1 (Vlerat Themelore), ku theksi i veçantë u vendos në përmbushjen përcaktuesve për hapje që janë parakusht për hapjen e këtij klasteri, të përcaktuar në Kornizën Negociuese. Ministri Murtezani informoi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut tanimë i finalizon dokumentet thelbësore strategjike: Udhërrëfyesin për sundimin e së drejtës, si dhe Planin shoqërues të veprimit për mbrojtjen e të drejtave të pjesëtarëve të pakicave dhe komuniteteve dhe Udhërrëfyesin për reformat në administratën publike; më çka praktikisht rrumbullakohet përmbushja e kushteve dhe hapet rruga për fillimin formal të negociatave, duke filluar me hapjen e Klasterit të parë”, thuhet një njoftim.
Murtezani, thuhet në njoftim, theksoi se këto dokumente janë rezultat i koordinimit të rrënjësor me Komisionin Evropian dhe përfshirjen e palëve të interesuar relevant nga sektori institucional, civil dhe ai i ekspertëve, duke përfshirë edhe prezantimet publike para organeve kompetente parlamentare. Versioni përfundimtar i dokumenteve po harmonizohet me Komisionin Evropian, përpara miratimit të tyre formale nga Qeveria.
“Në mënyrë shtesë, u shqyrtuan aktivitetet aktuale lidhur me zbatimin e Agjendës Reformuese 2024–2027 dhe Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë procesin e vlerësimit të Kërkesës së parë për pagesën e mjeteve, të dorëzuar në Komisionin Evropian më 14 mars të këtij viti. U diskutuan edhe reformat e planifikuara për realizim deri në qershor 2025, veçanërisht në sferën e energjetikës, transformimit digjital, mjedisit të biznesit dhe sundimit të së drejtës”, shtojnë nga atje./Telegrafi/
Murtezani: Qeveria e RMV-së po finalizon dokumentet strategjike për fillimin format të negociatave me BE-në appeared first on Telegrafi.