Ministri për Çështje Europiane, Orhan Murtezani në një dalje për media, duke folur për punën 1 vjeçare të Qeverisë, theksoi se Maqedonia e Veriut i ka përfunduar të gjitha procedurat ligjore para vendeve të rajonit. Ai tha se përmes realizimit të reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe përforcimin e shtetit ligjorë, Evropën do ta sjellim në vendin tonë.
“Një vit më parë filluam me synim të qartë: t’i japim shtytje të re agjendës evropiane të vendit tonë. Sot, pas 12 muajve punë të përkushtueshme, jemi të gatshëm jo vetëm për llogaridhënie, por për rezultate të cilat hapin perspektiva reale. Atë që paraprakisht e theksova në konferencën tematike për shtyp për 100 ditët e para, sot po e mbindërtojmë – me politika të implementuara, fonde të aktivizuara, hapa konkretë institucionalë dhe rritje të vizibilitetit të eurointegrimit tonë”.
“Në këtë drejtim, do të dëshiroja të rikujtoj edhe fjalët e kryeministrit Mickoski në hapjen e këtij cikli llogaridhënës: se Qeveria nuk premton mrekullira, por punë të ndershme, të përgjegjshme dhe të qëndrueshme. Ky është edhe parimi mbi të cilin bazohet puna jonë në Ministrinë për Çështje Evropiane. Gjatë këtyre dymbëdhjetë muajve, kemi realizuar mjaftë hapa të rëndësishme”, tha Murtezani.
Murtezani: Përmes realizimit të reformave, Evropën do ta sjellim në vendin tonë appeared first on Telegrafi.