Në prag të Samitit të nesërm BE – Ballkani Perëndimor, sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, realizoi takim me kryeministrin e Malit të Zi, Millojko Spaiç.
Siç bëri të ditur MPJTJ, Mucunski dhe Spaiç janë pjesë e grupit të fituesve të këtij viti të mirënjohjes “Lideri i ri global” (YGL) në Forumin Ekonomik Botëror – rrjet i cili tashmë dy dekada bashkon personalitet e jashtëzakonshme nën 40 vjet të cilët udhëheqin ndryshime pozitive në mbarë botën.
“Programi i Liderëve të Rinj Globalë është simbol i veprimit dhe vizionit kolektiv, duke inkurajuar forma të reja të lidershipit në një epokë transformimesh globale. Fakti që dy politikanë nga Ballkani Perëndimor janë pjesë e kësaj bashkësie është një konfirmim i ndryshimeve që kjo gjeneratë sjell në rajon. Në këtë frymë, në takim u bisedua për forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal, si dhe konfirmimin e përkushtimit të përbashkët për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor – si pjesë e vizionit të një Evrope të bashkuar, të begatë dhe të fortë”, thuhet në kumtesë.
Mucunski – Spaiç: Përkushtim i përbashkët në integrimin evropian dhe forcim i bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal appeared first on Telegrafi.