Ministri i Jashtëm i RMV-së, Timço Muçunski ndodhet në një vizitë pune tre-ditore në Mbretërinë e Bashkuar, duke filluar nga sot, gjatë së cilës u takua në Londër me Ministrin Britanik për Shërbime, Biznes të Vogël dhe Eksport, Gareth Thomas.

Në takim mori pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski.

Fokusi ishte në bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve, me theks në rritjen e tregtisë, tërheqjen e investimeve të huaja, projektet e infrastrukturës dhe përmirësimin e kapaciteteve të kujdesit shëndetësor.

Mucunski theksoi angazhimin e Qeverisë për politika realiste që do të mundësojnë investime të reja, dhe së bashku me partnerin britanik, ata ranë dakord për bashkëpunim të mëtejshëm në kuadër të Deklaratës për Partneritet Strategjik midis Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Qëllimi, siç u theksua, është rritja e përbashkët ekonomike dhe thellimi i marrëdhënieve strategjike midis dy vendeve./Telegrafi/

Mucunski: Potencial për investime të reja dhe bashkëpunim të thelluar tregtar me Mbretërinë e Bashkuar appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version