Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski duke u kthyer në dialogun strategjik me SHBA-në, duke theksuar se ai nënkupton një sërë masash konkrete që synojnë avancimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Në takimin në maj me sekretarin shtetëror Marko Rubio definuam prioritetet e përbashkëta në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe dhe multilaterale, si dhe me dinamikën e përforcuar tregtare dhe ekonomike. Hap pas hapi shohim se si ato prioritete po realizohen. Në kuadër të dialogut do të hapim më shumë tema, mes të cilave edhe lehtësimin e vizave – nuk premtojmë se kjo do të ndodh menjëherë, por tashmë është vënë në tryezë të bisedimeve me administratën në Uashington”, theksoi Mucunski në intervistën për televizionin “Sitel”, duke folur për marrëdhëniet dypalëshe me SHBA-në, seancën e dytë të dialogut strategjik dhe për agjendën politike intensive në kuadër të Asamblesë së 80-të të përgjithshme të KB-së.

Ai u kthye edhe në aleancën me SHBA-në në NATO dhe negociatat e vazhdueshme për një marrëveshje të re tregtare.
“Me partnerët tanë në Aleancë ndajmë shqetësime të përbashkëta për sfidat evropiane dhe globale, dhe gjithmonë është e rëndësishme kur në nivel të lartë koordinojmë qëndrime dhe shkëmbejmë mendime. Në fushën e tarifave, jemi në fazën përfundimtare të përgatitjes së një zgjidhjeje të re e cila do të sjellë tarifa më të ulëta – si të përgjithshme ashtu edhe të veçanta për disa produkte të caktuara që eksportojmë në SHBA. Tashmë kemi një draft-tekst, negociatat zhvillohen me sukses dhe presim së shpejti versionin përfundimtar i cili do të prezantohet para opinionit”, shton Ministri.

Mucunski theksoi edhe vlerën e takimeve të shumta me liderë botëror, duke theksuar se ata janë një mundësi për të afirmuar më së miri qëndrimet parimore të Qeverisë për të gjitha çështjet thelbësore dhe strategjike. Ai ka informuar edhe për agjendën dinamike në kuadër të Asamblesë së përgjithshme të KB-së, me theks në kontaktet dypalëshe për avancimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike, si dhe në vendosjen e prioriteteve të reja nga interesi rajonal dhe global.

Do të vazhdojmë në fushën multilaterale t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që i ka vendi, sepse diplomacia nuk duhet të mbetet abstrakte – ajo duhet të sjellë përfitime konkrete për qytetarët”, thotë ministri Mucunski.

Share.
Exit mobile version