minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
MSH: Nga sot fillon vaksinimi falas kundër gripit në Maqedoni, janë siguruar 70 mijë doza - Shqiperia.info

Ministria e Shëndetësisë në RMV njofton se nga sot përmes ueb-faqes – vakcinacija.mk fillon regjistrimi për vaksinim falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara të popullatës.

“Janë siguruar 70 mijë doza të vaksinës katër tipare kundër gripit sezonal. Ministria po shton vazhdimisht numrin e vaksinave të siguruara.
Me vaksinim falas mbulohen grupet e mëposhtme të rrezikut: të moshuarit (mbi 65 vjeç), personat me sëmundje kronike, punonjësit e shëndetësisë, gratë shtatzëna, fëmijët e moshës 6 muaj deri në 5 vjeç, si dhe personat e vendosur në institucionet e kujdesit social për të moshuarit dhe punonjësit në institucionet e mbrojtjes sociale të të moshuarve”, thonë nga MSH.

Rikujtojmë, shtonë nga atje, se vaksinimi kundër gripit sezonal është masa parandaluese më efektive, e cila parandalon shfaqjen e formave më të rënda të gripit, komplikimeve dhe vdekjeve, veçanërisht tek grupet e rrezikuara./Telegrafi/

MSH: Nga sot fillon vaksinimi falas kundër gripit në Maqedoni, janë siguruar 70 mijë doza appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version