Ministria e Punëve të Jashtme është deklaruar në lidhje me vdekjen e 19-vjeçarit në Halkidiki. Nga ministria thonë se konsullata është në komunikim të rregullt me familjen e të ndjerit.
“Konsullata është në komunikim të rregullt me familjen e të ndjerit, me qëllim përfundimin e të gjitha procedurave të nevojshme administrative për transportimin e trupit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.
“Ju informojmë se Konsullata Maqedonase në Selanik është informuar se një shtetas maqedonas 19-vjeçar ka humbur jetën në plazhin pranë Halkidikisë. Konsullata është në komunikim të rregullt me familjen e të ndjerit, me qëllim përfundimin e të gjitha procedurave të nevojshme administrative për transportimin e trupit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.
Ndryshe, sot u raportua se 19-vjeçari u mbyt pasdite në plazhin qendror të Haniotit në Halkidiki./Telegrafi/
MPJ për vdekjen e 19-vjeçarit në Halkidiki: Jemi në komunikim me familjen e të ndjerit për transportin e trupit appeared first on Telegrafi.