minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
MPJ: Nuk ka shtetas të RMV-së që kanë kërkuar ndihmë ose evakuim nga Libani - Shqiperia.info

“Deri më tani nuk ka shtetas të Maqedonisë që kanë aplikuar për ndihmë apo evakuim nga Libani”, thanë për AIM nga Ministria e Punëve të Jashtme.

“Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Liban, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut në disa raste u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve tanë që ndodhen në këtë vend që në rastin e parë të mundshëm të largohen nga atje dhe të shtyjnë të gjitha udhëtimet në këtë vend, të cilat nuk janë të nevojshme”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.

Nga aty shtojnë se Ministria i ka vënë të gjitha kapacitetet për t’i ndihmuar qytetarët përmes linjës 24-orëshe SOS të MPJ-së +389 75 268 736 (email adresa: globalsos@mfa.gov.mk).

“Deri në këtë moment nuk ka qytetarë tanë që i janë drejtuar Ministrisë për ndihmë apo evakuim dhe as nuk është marrë njoftim se ka shtetas tanë që ndodhen në vend”, shtojnë nga MPJ.

MPJ: Nuk ka shtetas të RMV-së që kanë kërkuar ndihmë ose evakuim nga Libani appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version