Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë së Veriut dënoi incidentin në Rumani pas rrëzimit të një droni rus në qytetin kufitar të Galatit.

Për herë të parë që nga nisja e luftës në Ukrainë, dronët rusë godasin një ndërtesë banimi në një shtet të NATO-s

“Ne dënojmë fuqimisht sulmin me dron rus që goditi një ndërtesë banimi në Rumani, duke plagosur civilë.

Lufta e agresionit e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon të paraqesë rrezik përtej kufijve të Ukrainës dhe kërcënon sigurinë rajonale. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me aleatin tonë Rumaninë dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve.

Së bashku me aleatët tanë, ne mbetemi të përkushtuar për të ruajtur paqen, sigurinë dhe stabilitetin në të gjithë aleancën”, thonë nga MPJ e RMV-së./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version