minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
MPJ e Maqedonisë: Dënojmë djegien e automjeteve të Ambasadës bullgare në Shkup, kërkojmë hetim të shpejtë - Shqiperia.info

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e RMV-së dënon ashpër incidentin që ndodhi sot, gjatë të cilit u dogjën automjete në pronësi të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Shkup.

Ministria gjithashtu informoi në përgjigjen e saj se po merren masa të përshtatshme për sqarimin e plotë të rastit dhe përcaktimin e të gjitha rrethanave që lidhen me ngjarjen.

Bullgaria dënon ashpër djegien e automjeteve pranë ambasadës në Shkup: Akt agresioni i nxitur nga urrejtja

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme u ofron mbështetje të plotë institucioneve kompetente në drejtim të një hetimi të shpejtë, efikas dhe transparent, me qëllim përcaktimin e përgjegjësisë dhe sanksionimin e duhur të autorit të krimit”, thonë nga MPJ e Maqedonisë.

Djegia e automjeteve pranë ambasadës bullgare është dënuar edhe nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe MPJ e Bullgarisë./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version