minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
MPJ e Bullgarisë: Do të kryejmë hetim mbi notën diplomatike në lidhje me familjen e Mickoskit - Shqiperia.info

Ministria e Jashtme Bullgare thotë se i kushton rëndësi të madhe mbrojtjes së komunikimeve diplomatike dhe dënon të gjitha veprimet që shkelin rregullat dhe praktikat ndërkombëtare të përcaktuara në mënyrë strikte në këtë fushë. Kjo u njoftua nga Sofja në lidhje me komentet e kryeministrit, Hristijan Mickoski mbi notën diplomatike të rrjedhur në lidhje me udhëtimin e familjes së tij në janar të këtij viti në vendpushimin bullgar të skive “Pamporovo”.

“Siç e kemi deklaruar tashmë, nota e shpërndarë publikut i referohet ngjarjeve të 6 janarit 2026. Rrethanat rreth rastit janë ende duke u sqaruar. Është urdhëruar një inspektim për të përcaktuar të gjitha faktet që lidhen me përpunimin e notës në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme”, theksojnë nga MPJ e Bullgarisë në një deklaratë për agjencinë shtetërore bullgare “BTA”.

Disa ditë më parë, Ministria e Jashtme Bullgare mohoi ndarjen e informacionit në lidhje me udhëtimin e familjes së Mickoskit. Ata madje u distancuan nga kjo, duke thënë se këto ishin ngjarje që ndodhën shumë kohë më parë dhe për këtë arsye nuk mund të konsiderohen një kërcënim i menjëhershëm për sigurinë.

Mickoski, në një intervistë për RTVM-në me rastin e dy viteve të mandatit të Qeverisë, theksoi se pas provokimeve që kanë ndodhur në periudhën e kaluar qëndron një fushatë e organizuar bullgare në vendin tonë, e cila synon të promovojë gjëra të papranueshme përmes një ose dy figurave politike./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version