minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
MPB: Tentim vrasja në Çair, paraburgim për 36-vjeçarin nga Shkupi - Shqiperia.info

Nga Ministria e Punëve të Brendshme në Shkup thonë se është zbardhur rasti i gjuajtjes me armë ndaj një personi në Çair, që ndodhi para dy dite. Sipas njoftimit të MPB, një 36-vjeçar me iniciale A.K. është arrestuar për tentim vrasje, ndërsa gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit.

“Me datë 23.02.2024 SPB-Shkup ka paraqitur kallëzim penal në PTHP-Shkup kundër A.K. (36) nga Shkupi për vrasje në tentativë. Me datë 22.02.2024 rreth orës 14:20 në Shkup, efektivët e policisë nga Njësiti policor për intervenim në SPB-Shkup e kanë privuar nga liria A.K.(36) nga Shkupi, duke vepruar pas kallëzimit të mëparshëm se rreth orës 14:00 në një lokal në rrugën “Qemal Sejfulla” në Shkup ka qëlluar me armë zjarri ndaj E.S. dhe e ka plagosur në këmbë. Kundër A.K. është parashtruar kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Shkupit dhe gjykatësi nga Gjykata Themelore Penale në Shkup i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve”, thonë nga MPB.

MPB: Tentim vrasja në Çair, paraburgim për 36-vjeçarin nga Shkupi appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version