SPB Shkup ka zbardhur rastin e shtetasit turk M.A.O. (61), i cili më 23.09.2025 rreth orës 16:40 është raportuar në SPB Shkup nga Kompleksi i Klinikave “Nëna Terezë” se është sjellë me lëndime të rënda trupore nga një person me automjet privat, i cili pasi e ka lënë të lënduarin, është larguar me automjetin, ndërsa i lënduari ka ndërruar jetë menjëherë pas kësaj.
Njësia për Krime të Dhunshme në SPB Shkup ka ndërmarrë masa dhe aktivitete përkatëse, ndërsa automjeti “Honda Civic” dhe H.M., i cili e ka sjellë të lënduarin në spital, janë gjetur.
Dje, SPB Shkup ka marrë një njoftim nga Kompleksi i Klinikave “Nëna Terezë” se M.A.O. (61) nga Turqia është sjellë tek ata me një automjet privat me lëndime të rënda, dhe pasi e ka lënë të lënduarin, personi i panjohur është larguar.Personi i lënduar vdiq rreth orës 19:30.
“Në Institutin e Mjekësisë Ligjore janë kryer intervista zyrtare dhe autopsi dhe është përcaktuar se shtetasi turk i ndjerë ka rënë nga lartësia ndërsa punonte në një ndërtesë në ndërtim e sipër në lagjen Stopanski Dvor në Shkup. Inspektorati i Punës dhe Prokurori Publik janë njoftuar për ngjarjen”, thonë nga MPB.