Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka shpallur konkurs për pranimin e 150 policëve të rinj. Nga MPB tregojnë disa nga kushtet e përgjithshme dhe të veçanta që duhet të kenë kandidatët, ndërsa shtojnë se konkursi do të jetë i hapur për 15 ditë.
Pjesë e njoftimit të MPB-së:
1.Kandidatët duhet t’i përmbushin këto kushte të përgjithshme:
– të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
– të jetë në moshë madhore, dhe të mos i ketë mbushur 25 vjet jete nëse për herë të parë themelon marrëdhënie pune në vendin e punës në Ministri për të cilin është paraparë arsimi i mesëm;
– të përdorë në mënyrë aktive gjuhën maqedonase dhe shkrimin e saj cirilik;
– me anë të kontrollit të sigurisë të vërtetohet se nuk ekziston rreziku i sigurisë nga punësimi i kandidatit;
– të ketë përfunduar së paku arsim të mesëm katërvjeçar;
– të jetë i aftë nga aspekti shëndetësor dhe psikofizik;
– me aktgjykim të plotfuqishëm të mos i jetë shqiptuar dënimi ndalesë për ushtrimin e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
– të mos jetë anëtar i ndonjë partie politike ose anëtar i organeve ose trupave të partisë politike dhe
– të ketë kaluar testin e integritetit.
2. Kandidatët duhet t’i përmbushin këto kushte të posaçme:
– gjatësi e duhur trupore prej së paku 170 cm. (për meshkuj), gjegjësisht 160 cm. (për femra)
– përgatitje e lartë personale fizike.
3. Kandidatët e interesuar detyrimisht duhet të dorëzojnë dëshmi për përmbushjen e kushteve të nevojshme për vendin e punës, në origjinal ose në kopjen e vërtetuar te noteri, gjegjësisht:
– certifikatë nga libri amë i të lindurve,
– diplomë për mbarimin e arsimit të mesëm katërvjeçar dhe
– dy fotografi, me dimensione 3,5 cm х 4,5 cm.
Bashkëngjitur fletëparaqitjes, kandidati detyrimisht dorëzon deklaratën e nënshkruar prej tij me të cilën vërteton se i njëjti nuk është anëtar i partisë politike ose anëtar i organeve dhe trupave të partisë politike.
Fletëparaqitjen me dokumentacionin e nevojshëm, kandidati obligohet që ta parashtrojë personalisht në njërën nga vendet e përcaktuara për paraqitje.
MPB shpall konkurs për pranimin e 150 policëve të rinj appeared first on Telegrafi.