Koncerti i cili u ndërpre sonte për shkak të një kërcënimi me bombë, do të vazhdojë. Pasi u raportua një kërcënim për bombë në sallën e sporteve Jane Sandanski, policia kontrolloi sallën dhe përcaktoi se raporti ishte i rremë.
“Në orën 21:18, kontrollet antiterroriste përfunduan dhe u përcaktua se ky ishte një raport i rremë dhe koncerti do të vazhdojë”, thonë nga Ministria e Brendshme.
Para orës 19:00 sot në SPB Shkup u raportua se në sallën “Jane Sandanski” në Shkup është vendosur bombë, me çka salla është boshatisur menjëherë./Telegrafi/
MPB: Raportimi për bombë në “Jane Sandanski” ishte i rrejshëm appeared first on Telegrafi.