SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli deri te Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli ka paraqitur kallëzim penal ndaj S.M.I. (22) nga Gjevgjelia, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogërave narkotike, substancave psikotropike dhe prekursorëve” sipas nenit 215 dhe veprës penale “marrja ose shkatërrimi i vulës apo shkresës zyrtare” sipas nenit 390 të Kodit Penal.
Siç bëri të ditur MPB, më 01.08.2025, nga ana e nëpunësve policorë të SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli, bazuar në një urdhër gjykate, është kryer kontroll në banesën e S.M.I., ku janë gjetur 27 gram kokainë, një peshore digjitale me mbetje kokainë dhe sende të tjera me mbetje kokainë.
“Para fillimit të kontrollit, domethënë në momentin kur nëpunësit policorë i shpjegonin të dyshuarit përmbajtjen e urdhrit të kontrollit, i cili i ishte dorëzuar edhe një kopje atij, ai në mënyrë të paligjshme mori dhe kopjen e dytë të urdhrit, e cila përmbante vulën zyrtare, dhe e grisë atë”, bëjnë të ditur nga MPB.
Personi është mbajtur në Stacionin Policor të Gjevgjelisë, dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Gjevgjeli. Pas paraqitjes së kallëzimit, ai është paraqitur para gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Gjevgjeli, i cili i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.
MPB: Privohet nga liria 22 vjeçari nga Gjevgjelia, dyshohet për prodhim dhe qarkullim të substancave narkotike appeared first on Telegrafi.