Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se janë arrestuar dy persona në Veles, pasi në një vikend shtëpizë është gjetur marihuanë.

“Më 27.09.2025 në orën 18:00, punonjës policie nga Departamenti kundër Tregtisë së Paligjshme me Drogë dhe armë pranë SPB-Veles i arrestuan G.L. (46 vjeç) dhe G.D. (39 vjeç), të dy nga Shkupi. Pas marrjes së informatave paraprake dhe bazuar në urdhër të Gjykatës Themelore të Velesit, u krye bastisje në një shtëpi vikendi dhe ambiente ndihmëse në territorin e fshatit Karabunishte, rajoni i Velesit, të cilat përdoren nga G.L. Gjatë kontrollit, pranë shtëpisë së vikendit u gjetën G.L. dhe G.D. duke nxjerrë nga fusha disa bimë kanabis. Gjithashtu u gjetën disa kovë dhe qese me marihuanë, një makinë për përpunimin e bimëve të kanabisit dhe një pistoletë”, thonë nga MPB.

Share.
Exit mobile version